Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim të thelluar për tregun celular
Autoriteti i Konkurrencës do të hapë ditët në vazhdim një hetim të thelluar për tregun me pakicë të shërbimeve celulare. Kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, u shpreh në Kuvendin e Shqipërisë se, nga të dhënat e hetimit paraprak, janë evidentuar të dhëna që justifikojnë hapjen e një hetimi të thelluar.Hetimi paraprak në këtë treg u hap në muajin janar të këtij viti, pas monitorimit të tregut, të kryer vitin e kaluar. Ky hetim përfshiu periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.Procedura nisi nga disa ankesa të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë nga ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania.Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania...