Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Vllaznia, Balaj para Tiranës: Çdo pikë vlen, në fushë për fitore
Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Tiranës. “Kjo është një ndeshje që pritet me interes, duke ditur historinë dhe rëndësinë e përballjeve ndër vite. Vjen në një moment që realisht jemi në vend të parë, një fitore do na shërbente për vazhdimësinë. Kështu që interesi i kësaj ndeshje të na shërbejë për afrimin e tifozëve në stadium dhe normalisht me një fitore tonën. Nostalgji për Tiranën? Të them të drejtën jemi profesionistë. Kam kaluar një periudhë të mirë te Tirana, që më ka ndihmuar për lëvizjen time jashtë Shqipërisë në atë kohë. Sigurisht që kam respekt maksimal për kohën që kam kaluar aty, por sot vesh fanellën e Vllaznisë dhe si kapiten i saj për mua është e rëndësishme të...