Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pse fshatrat po mbeten pa pensionistë, ndërsa qytetet mbushen çdo vit e më shumë?
Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të moshuarve që përfitojnë pension rural po bie me ritme të larta, duke arritur nivelin më të ulët historik në vitin 2024. Në harkun kohor të 5 viteve, nga vitit 2020 deri në 2024, numri i pensioneve urbane të pleqërisë është rritur me 84.842 përfitues, ndërsa numri i pensioneve rurale ka rënë me 24.187 përfitues. Por cilat janë arsyet? Sipas ekspertëve, një ndër arsyet thelbësor është migrimi i brendshëm nga fshati në qytet. Dhe këtu bëhet fjalë që nga vitet ’90 e në vazhdim, ku një pjesë shumë e madhe e popullsisë shqiptare është shpërngulur nga zonat rurale drejt...