“Kur s’ka turp, s’ka as demokraci”, Dervishi: Ja 3 rastet kur Shqipëria kë bërë zgjedhje të mira

“Kur s’ka turp, s’ka as demokraci”, Dervishi: Ja 3 rastet kur Shqipëria kë bërë zgjedhje të mira

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, gjatë një intervistë për një emision televiziv, ku e cilësoi situatën zgjedhore në vend si thellësisht shqetësuese. “Ky është një vend që nuk i bën dot zgjedhjet e barabarta dhe kjo është fjalia e parë që duhet të na shqetësojë”, deklaroi Dervishi, duke shtuar se nëse vendi arrin në pikën ku mungon turpi, “atëherë debati për demokracinë është i mbyllur.” Sipas tij, zgjedhjet janë mekanizmi themelor që përcakton ardhjen apo largimin e një partie nga pushteti përmes vullnetit të qytetarëve, por kur ato kthehen në “parodi”, sistemi politik humbet legjitimitetin. “Nëse krijon një sistem patronazhi agresiv, në kufijtë e ligjit, me intimidim të votuesve dhe kandidatëve, atëherë nuk mund të flitet...