Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Linda Rama doktoreshë pa doktoraturë, Muka thumbon gruan e piktorit kryeministër të padoktoruar
Çifti kryeministror është në luftë për të lançuar para kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale, ku Linda mban fjalim për globalizmin si doktoreshë por që në cv e saj mungon doiktoratura, ndërkohë që Edi piktori e pranon që nuk ka as doktoraturë dhe nuk është doktor shkencash, por ka sharmin e liderit që të pataks me aftësitë e tij. Pavarësisht kësaj çifti në fjalë po shastis botën me thagmat e tyre nëpër simpoziume sorosiane. Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke vënë në pikëpyetje titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Rama. Sipas Mukës, pavarësisht se ajo paraqitet publikisht si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”, punimi i saj nuk gjendet në asnjë arkiv apo katalog publik. Studiuesi e ka cilësuar këtë...