Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve
Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë. Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty. “Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë. Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në...