Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Klodiana Lala tregon detaje pse rezultoi me kartelë të kuqe

Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Klodiana Lala tregon detaje pse rezultoi me kartelë të kuqe

Ditën e sotme është ndaluar në Rinas, një predikues fetar i quajtur Imrain Hoseini, të cilit nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se Hoseini ka rezultuar në sistem me kartelë të kuqe dhe do të rikthehet në Serbi. “Në momentin që ka zbritur në tokën shqiptare, ka rezultuar në sistem që ka kartelë të kuqe dhe është i padëshiruar, pasi klasifikohet në ato vepra, nxitja e urrejtjes e me radhë, që kanë të bëjnë me terrorizmin. Në këtë aspekt, procedura parashikon, që personi që nuk është i dëshiruar, qëndron në zonën neutrale, tranzit. Linja ajrore, është e detyruar që ta kthejë mbrapsht në momentin më të parë, pra në Beograd. Shteti shqiptar nuk e...