Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Kryetari i degës së PD Finiq sulmon ish-kryetaren e PD Sarandë pas emërimit si nënkryetare e Bashkis
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Finiq, Shpëtim Iljazi, ka reaguar ashpër pas emërimit të ish-kryetares së PD-së Sarandë, Manjola Nikollo, në postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë. Në një postim në rrjetet sociale me titull “Shqiponja që ra”, Iljazi e akuzon Nikollon për “hipokrizi të vjetër” dhe “tradhti ndaj kauzës demokratike”, duke thënë se ajo “ka fluturuar gjithmonë mbi krahët e intrigave dhe përçarjes”. “Manjola Nikolloi, ish-kryetare e PD-së në Sarandë, një ndër më të zellshmet dikur në radhët tona, sot pranon të bëhet nënkryetare e Bashkisë së Sarandës — një bashki e drejtuar nga Partia Socialiste. Nuk është surprizë. Është vetëm vazhdim i një hipokrizie të vjetër”, – shkruan Iljazi. Sipas tij, gjatë drejtimit të Nikollos, dega e PD-së në Sarandë ka...