Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze
Dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze Sipas raportimeve, incidenti ndodhi pothuajse në kufirin me enklavën ruse të Königsbergut. “Avioni luftarak Su-30 dhe një tanker Il-78, kaluan 700 metra në hapësirën ajrore lituaneze, një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë, tha në një mesazh presidenti lituanez Gitanas Nausëda. Ai shtoi se sërish po konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.