Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80-vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80-vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026. Lula da Silva, i cili u rikthye në presidencë në vitin 2023 pasi mundi presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, e konfirmoi vendimin e tij gjatë një fjalimi në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. “Jam pothuajse 80 vjeç, por mund të jeni të sigurt se kam të njëjtën energji që kisha kur isha 30 vjeç. Dhe do të kandidoj për një mandat të katërt në Brazil”, njoftoi Lula, i cili feston ditëlindjen të hënën. Edhe pse i afrohet të 80-ave, Lula mbetet padyshim figura më me ndikim në të majtën braziliane, vëren Guardian, një pozicion që ish-udhëheqësi i sindikatës e ka gëzuar...