Balluku: Brenda dhjetorit hapet qarkullimi në 6 km të parë të autostradës Tiranë–Durrës

Balluku: Brenda dhjetorit hapet qarkullimi në 6 km të parë të autostradës Tiranë–Durrës

Në fund të këtij viti pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve, segmenti i parë prej 6 kilometrash i autostradës Tiranë–Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Balluku vlerëson se punimet në dy fazat e para të projektit për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa shton se përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje më moderne dhe dinjitoze. Aktualisht, po vijon puna edhe me elementët e tjerë të projektit, për të përmbyllur punimet që pritet të rrisë sigurinë dhe cilësinë e lëvizjes. “Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6...