Bylisi i vetmi i ndëshkuar nga “Abissnet Superiore”, Disiplina pezullon dy zyrtarë klubesh

Bylisi i vetmi i ndëshkuar nga “Abissnet Superiore”, Disiplina pezullon dy zyrtarë klubesh

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot vendimet e marra për ndeshjet e javës që lamë pas. Bylisi është i vetmi ekip i “Abissnet Superiore”-s i ndëshkuar nga Disiplina. Klubi mallakastriot duhet të paguajë 50 mijë lekë për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët. Ndërkohë zyrtari i Apolonisë, Marko Jovanoviçi është pezulluar me 2 ndeshje nga aktiviteti, ndërsa zyrtari Shkumbinit, Marsel Sula, nuk do të mund të jetë pjesë e aktivitetit futbollistik në vend për 4 ndeshje./Sport Ekspres/ Vendimet e Komisionit të Disiplinës: 1. K Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 2. AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të...