Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Edhe po të bashkohet me Shehajn e Lapajn, PD nuk del e para”, Curri: Zgjidhja është largimi i Berishës
Ishin konkurruese, por të poralizuara. Ky është vlerësimi i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Analisti Arjan Curri u ndal se problemi i Partisë Demokratike që sipas tij, vijon të jetë Sali Berisha dhe zgjidhja e vetme është largimi i ish-kryeministrin nga opozita. “Numrat që na treguat sot, Berisha nuk bëhet kurrë i pari. Edhe sikur të bashkohet me Shehajn e Lapajn, nuk bëhet i pari. Nuk e lejon matematika. As bashkimi nuk është zgjidhje. As lufta nuk është zgjidhje. As të huajt nuk janë zgjidhje. E vetmja zgjidhje që opozita nuk e pranon është ndryshimi i Berishës. Ose të marrin armët dhe të dalin e të luftojnë. Ja ti bashkojmë tani votat, matematikisht nuk dalin sërish të parët”, shprehet Curri.