Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i zhdukur. Lala shpjegoi se si do të vijojë procedura ligjore. Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se një person nga bota e krimit të organizuar, ka dashur të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se e di fatin e Martinajt, por nuk i është dhënë ky status. “Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj.  Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë. Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen...