Analizë/ “Rrufe” mbi naftën ruse, Rosneft-Lukoil dhe kompanitë aleate në kaos

Analizë/ “Rrufe” mbi naftën ruse, Rosneft-Lukoil dhe kompanitë aleate në kaos

Analizë e La Stampa, nga Jacopo Iacoboni Në një lëvizje historike, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, duke goditur drejtpërdrejt bazën që financon “makinerinë e luftës” së Kremlinit. Njoftimi u bë dje, 22 tetor, nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, dhe shënon një ndryshim të madh në politikën e administratës Trump, e cila deri tani kishte trajtuar çështjen e Rusisë më shumë si një problem tregtar sesa një konflikt ushtarak. Sanksionet godasin jo vetëm kompanitë kryesore, por edhe 34 ndërmarrje të tjera në pronësi të Rosneft dhe Lukoil, duke përfshirë disa të goditura më parë nga sulmet ukrainase me dronë, si rafineritë e Tuapse, Ryazan dhe Samaraneftegaz. Nga Rosneft goditen edhe gjigantë si Sibneftegaz, Bashneft,...