Kredi e butë me garanci sovrane! Deri në 25 mln lekë, fermerët dhe ndërmarrjet mund të aplikojnë në bankë

Kredi e butë me garanci sovrane! Deri në 25 mln lekë, fermerët dhe ndërmarrjet mund të aplikojnë në bankë

Fermerët dhe agrobizneset tashmë mund të përfitojnë nga një skemë e re financimi me interes vetëm 2% dhe garanci shtetërore deri në 70% të kolateralit. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural, Ardita Kuçi, tha se kjo kredi synon të mbështesë çdo fermer në ngritjen e një agrobiznesi të qëndrueshëm. “Kanë mbetur pothuajse tre javë kohë nga mbyllja e aplikimeve për kredinë e butë me garanci sovrane, pranë bankave të nivelit të dytë dhe kemi marrë një sërë pyetjesh nga fermerët e interesuar për këtë instrument shumë të rëndësishëm financiar që ju vjen në ndihmë agrobizneseve, fermerëve, në kushte të tyre të veprimtarisë. Kushtet kryesorë të kredisë janë një normë interesi me 2 për qind, mbulim kolateral me garanci sovrani 79 për qind, afat shlyerje...