Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Sistemi nuk i favorizon”, Celibashi: Forcat e reja politike e kanë të vështirë të gjejnë hapësirën e tyre!
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për raportin e ODIHR për zgjedhjet, duke u ndalur edhe tek partitë e reja. Gjatë intervistës, Celibashi tha se sistemi aktual nuk është shumë favorizues për partitë e reja, ndërsa shtoi se ky problem nuk është vetëm në vendin tonë. “Jo vetëm këtu në Shqipëri por edhe në realitet ku standardi i demokracisë është më lart se ne ekziston kjo problematikë, ku të vjetrin më vështirë i hapin rrugë të rinjve. Është gjithmonë kjo pamundësia e forcave të rejave politike që të gjejnë hapësirën e tyre”, tha ai.