Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Maqedonia e Veriut, a po rrëshqet nga projekti europian në korniza etnike?
Strategjia është e qartë: zhvendosja e thelbit të barazisë, neutralizimi i rolit kushtetues dhe krijimi i një situate ku shqiptarët duken të barabartë, por në fakt janë të robëruar nga formaliteti dhe iluzioni. Me zgjedhjet lokale, Mickovski synon të krijojë “pashallëqe provinciale”, ku strukturat shqiptare shpërndahen në njësitë komunale, duke i dobësuar si subjekt integral politik. Nga Prof. Dr. Skender ASANI Në historinë e kombeve, ka momente që nuk lindin rastësisht, por si pasojë e përballjeve të mëdha ndërmjet idealit dhe interesit, ndërmjet vizionit të përbashkët dhe kalkulimit politik. Maqedonia e Veriut ndodhet sot në një prej atyre çasteve vendimtare që do të përcaktojnë fatin e saj për dekada me radhë. Proceset e integrimit europian, që duhej të ishin shprehja më e lartë e unitetit...