Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Yje të NBA-së dhe anëtarë të mafisë arrestohen në një operacion kundër basteve sportive
Trajneri i ekipit Portland Trail Blazers në NBA, Chauncey Billups, dhe basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier, u arrestuan më 23 tetor pasi dyshohen për përfshirje në baste të paligjshme, thanë zyrtarët amerikanë. Billups, ish-lojtar i Detroit Pistons dhe anëtar i “Hall of Fame” të Shoqatës Kombëtare amerikane të Basketbollit (NBA), u arrestua në lidhje me lojëra të paligjshme dhe të manipuluara të pokerit, që dyshohet se janë të lidhura me familje mafioze, bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel. Rozier dhe ndihmës trajneri i basketbollit, Damon Jones, janë në mesin e gjashtë personave të arrestuar në rastin që lidhet me baste sportive, tha Patel në një konferencë për media në Nju Jork. Prokurori amerikan Joseph Nocella tha se 49-vjeçari Billups ishte një nga...