“Hetoni spitalin amerikan”/ Deputeti Erion Braçe, kritika Autoritetit të Konkurrencës: Shtrin ndikimin me paratë publike

“Hetoni spitalin amerikan”/ Deputeti Erion Braçe, kritika Autoritetit të Konkurrencës: Shtrin ndikimin me paratë publike

Në komisionin e ekonomisë dhe financave deputetët e opozitës dhe mazhorancës akuzuan autoritetin e konkurrencës për mosdhënien e një vendimi përfundimtar të saktë për hetimet e kryera ndaj paketave që ofrojnë spitalet private për shërbimet e kryera. Teksa shigjetoi spitalin amerikan për monopol në shëndetësi, socialisti Erion Brace tha se ky subjekt tashmë po hyn dhe në koncesione duke e shtrirë ndikimin dhe në paratë publike. “Për tregun e shërbimeve shëndetësore private. Ka kirurgji në spitale private. Shërbim me këtë produkt. Është e mundur për tu hetuar abuzim me pozitën dominuese në treg. Këtë shërbim e dominon një operator i vetëm i cili po integrohet për shkak të parave që akumulon dhe në shërbime të tjera. Edhe në koncesione dhe në PPP dhe në farmaceutikë....