Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Konkursi për patrullën e Policisë: 710 kandidatë kalojnë testin me shkrim
Ka përfunduar me sukses faza e tretë e konkursit për pozicionin “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit, që përfshinte testimin me shkrim. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga 852 kandidatë që iu nënshtruan këtij testi, 710 djem dhe vajza u shpallën fitues dhe kaluan në fazat e tjera të konkurrimit. Edhe kjo fazë, ashtu si dy fazat e mëparshme, u zhvillua në mënyrë transparente dhe nën monitorimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Konkursi synon përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për të forcuar radhët e Policisë së Shtetit dhe për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve në vend.