Putin reagon për herë të parë pas sanksioneve të SHBA: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Putin reagon për herë të parë pas sanksioneve të SHBA: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër Rusisë dje.  Sipas mediave të huaja, Putin thotë se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë (një pretendim i kundërshtuar gjerësisht nga shumica e analistëve), por i përshkroi ato si një “akt jo miqësor” që nuk i forcon marrëdhëniet me SHBA-në, sipas medias shtetërore ruse TASS.  Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, thotë Putin, duke shtuar se “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”.  Ai thotë se Rusia nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit nga jashtë. Në fjalimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Ruse në Moskë, Putin thotë se zëvendësimi i naftës ruse në tregun global do të kërkojë kohë...