Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Celibashi-partive: Reforma Zgjedhore duhet përfunduar brenda 1 viti!
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, thekson përmes një postimi në “X”, se partitë politike duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda 1 viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve”, shkruan kryekomisioneri. Më tej, sqaron se KQZ bëri maksimumin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit me përgatitjen dhe administrimin e procesit. ️ Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e...