Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Albin Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”/ Fatos Klosi: Si u justifikua për të mos marrë pjesë në luftë
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin “Breaking” të Fiori Dardhës në Top News, ka komentuar protestën e veteranëve të UÇK-së në Tiranë dhe procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj krerëve të saj në Hagë. Klosi deklaroi se, nëse do të thirrej të dëshmonte në Gjykatën Speciale, do të pohonte se UÇK nuk ka qenë kurrë një ushtri terroriste, por një ushtri çlirimtare. “Shumë shpejt edhe partnerët ndërkombëtarë u bënë partnerë me UÇK-në dhe e konsideruan ushtri çlirimtare, duke bashkëpunuar fort me të”, tha ai. Sipas Klosit, Tirana në atë periudhë luante rolin e ndërmjetësit, pasi fillimisht UÇK ishte një strukturë e panjohur, por më pas edhe ndërkombëtarët kuptuan se diçka e rëndësishme po ndodhte në Kosovë. “Ndërkombëtarët i kanë njohur si partnerë dhe kjo vazhdoi...