Raporti i ODIHR, Celibashi: KQZ ka bërë progres, partitë politike të përfundojnë reformën zgjedhore

Raporti i ODIHR, Celibashi: KQZ ka bërë progres, partitë politike të përfundojnë reformën zgjedhore

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar pas daljes së raportit përfundimtar të OSBE ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një reagim në rrjetet sociale, Celibashi deklaron se KQZ ka bërë progres, ndërsa shton se KQZ-ja merr parasysh edhe vërejtjet e Misionit të ODIHR-it, të cilat në thelb kërkojnë reforma jashtë juridiksionit të drejtpërdrejtë të administrimit zgjedhor. Celibashi më tej u ka bërë apel partive politike që të përfundojnë sa më parë punën për reformën zgjedhore, brenda një viti. “Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e...