Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Celibashi reagon pas raportit ODIHR: Një pasqyrë e plotë, koha për reforma reale në zgjedhje
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit final të ODIHR-it mbi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe seriozitet nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë të përfshirë në proces. Celibashi u shpreh se raporti i ODIHR-it përfaqëson një pasqyrë të plotë të zgjedhjeve, ndaj çdo angazhim për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet duhet të jetë shenjë e një përgjegjshmërie të vërtetë institucionale dhe politike. “Gjykimet mbi gjykimet nuk sjellin dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të punojnë për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti,” deklaroi kreu i KQZ-së. Sa i përket rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Celibashi vuri në dukje se vlerësimet pozitive për mënyrën si është menaxhuar...