OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për krizën e thellë humanitare në Rripin e Gazës, duke theksuar se për të rindërtuar sistemin shëndetësor nevojiten të paktën 7 miliardë dollarë. Sipas OBSH-së, situata në Gaza mbetet kritike: vetëm 14 nga 36 spitalet janë funksionale, ka mungesë të madhe ilaçesh dhe stafi shëndetësor është i pamjaftueshëm. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi: “Kostoja totale e rindërtimit të sistemit shëndetësor të Gazës do të jetë të paktën 7 miliardë dollarë.” Ndihmat humanitare që kanë hyrë në rajon janë të pamjaftueshme, ndërsa uria vazhdon të prekë popullsinë. Për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, OBSH ka evakuuar fëmijë të sëmurë dhe të plagosur jashtë Gazës. Afërsisht 150,000 pacientë presin ende...