Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por si njeri i Berishës. Vetëm kështu, fabula se fajin e ka opozita dhe jo autokrati, mund t’i japë ende tagji tufës ripërtypëse të Ramës. Nga Armand Shkullaku Kandidimit të një aktori varieteje për t’u bërë kryebashkiak, mund t’i gjesh mjaftueshëm lëndë të parë për të ngjizur dyshime e kritika, nëse ishte apo jo alternativa e duhur për kryeqytetin. Por ajo që po bie në sy këto ditë, pas shpalljes së kandidaturës së Florian Binajt dhe mbështetjes nga ana e opozitës së bashkuar, është një fushatë propagandistike që godet vetëm në një pikë: Binaj nuk është i pavarur; Ai është përzgjedhur nga Sali Berisha; Ai paguhet nga Tv i Berishës; Ai po përdoret nga PD, etj,...