Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama për BBC Radio 4: Nuk mund të bëjmë marrëveshje për trafikantët si me Italinë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për BBC Radio 4, ku ka folur ndër të tjera edhe për bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, lidhur me ndalimin e trafikantëve nga Shqipëria në vendin ishullor. Gjatë intervistës, Rama u shpreh se tashmë Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një ekip të përbashkët dhe se informacioni jepet në kohë reale. Kreu i qeverisë sqaroi se me qeverinë britanike, nuk mund të kishte marrëveshje si me Italinë. Kjo sipas tij, sepse Italia ka me Shqipërinë një marrëdhënie shumë të veçantë. Pjesë nga intervista Gazetari: Kryeministër, ajo marrëveshje që ka të bëjë me shtetasit shqiptarë padyshim pati një ndikim në vitin 2022. Shqiptarët përbënin më shumë se një të tretën e njerëzve që mbërrinin me anije, më shumë se...