Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berati i harruar nga shteti, banorët protestojnë: Të sëmurët i nxjerrin me…
Banorët e fshatit Mbolan në njësinë administrative Sinjë të Beratit protestojnë për mungesë të rrugës, e cila sipas tyre ka detyruar të rinjtë ta braktisin. Ata thonë se 3 km rrugë të këtij fshati janë ndërtuar që në kohën e diktaturës dhe tani janë plotësisht të shkatërruara. Sipas tyre, të sëmurët i nxjerrin me kafshë ose me barrela deri tek rruga e asfaltuar, si në mesjetë. Banorët e Mbolanit janë të pakënaqur dhe me deputetët e zonës së tyre të cilët kanë premtuar vazhdimisht sa herë kanë ardhur në takime elektorale, por nuk kanë bërë asgjë. “Kur na kanë ardhur kandidatët për deputetë që na kërkonin votën në Mbolan para disa vitesh, na premtonin rrugë, zgjedhjet u bënë dhe rruga mbetet e njëjta. Kemi shkuar...