11 maji ra përtokë përfundimisht!/ OSBE i vë vulën: Zgjedhje kriminale

11 maji ra përtokë përfundimisht!/ OSBE i vë vulën: Zgjedhje kriminale

Nga Petrit Vasili  OSBE i vë vulën: Zgjedhje kriminale. Republika Demokratike është tashmë e rënë dhe zyrtarisht Shqipëria është narkoregjim!! Tashmë zyrtarisht Shqipëria nuk është më Republikë Demokratike, por e rrëmbyer nga një grup kriminal që qeveris përmes krimit elektoral. OSBE i vë vulën e zezë këtyre zgjedhjeve të rrëmbyera e plaçkitura nga qeveria me çdo mjet dhe formë të paligjshme, duke pasur në krah edhe grupet kriminale dhe paratë e zyrat e mjeteve të shtetit. Raporti i vë vulën që Karta e Kopenhagës u shkel. Zgjedhjet ishin absolutisht të pabarabarta. KQZ është organizëm turpi që ka bekuar krimin zgjedhor të partisë në pushtet. Prokurori dhe SPAK kanë lejuar hapur konsumimin masiv të krimit elektoral. Administrata publike me mijëra patronazhistë kanë ushtruar kërcënime dhe terror....