Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja barazon 2-2 me Izraelin në ndeshjen e fundit kualifikuese
Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave barazoi 2-2 me Izraelin në ndeshjen e fundit kualifikuese, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Ava Hysenaj dhe Kejsi Demiraj ishin autoret e golave për Shqipërinë në këtë takim. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Reshiti (GK), Rushaj (C), Lorja, Tuku, Demiraj, Hysenaj, Malaj, Lajthiza, Bekteshi, Kuka dhe Klleci. Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin kuqezi, pasi Shqipëria zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-t me Ava Hysenaj. Izraeli barazoi në minutën e 21-të me Ella Esther Fabian dhe pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1. Në fraksionin e dytë, Kombëtarja shqiptare mori sërish avantazhin në minutën e 77-të me Kejsi Demiraj, por ky avantazh zgjati vetëm tre minuta, pasi Izraeli barazoi në minutën e...