Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj
Mungesa e ftesës për Kryetarin e Gjykatës së Lartë, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj – gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës – ngre pikëpyetje serioze mbi respektin institucional dhe marrëdhëniet brenda vetë sistemit të drejtësisë. Në ceremoninë solemne të betimit të magjistratëve të rinj, gjyqtarëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, është vënë re një mungesë e pazakontë: Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Sokol Sadushi, nuk ishte i ftuar të merrte pjesë, ndonëse në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës ai është autoriteti që nënshkruan diplomat që iu dorëzohen magjistratëve të sapoemëruar. Ky fakt, i konfirmuar nga disa burime të ndryshme...