Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mziu: Raporti i OSBE-ODIHR demaskon farsën e 11 majit dhe rivlerëson qëndresën opozitare
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar atë si “bombën që demaskon përfundimisht farsën elektorale dhe rivlerëson qëndresën opozitare”. Në një postim në “Facebook”, Mziu thekson se raporti konfirmon të gjitha konstatimet publike të Partisë Demokratike për procesin zgjedhor, duke renditur një sërë shkeljesh të rënda që, sipas tij, deformuan vullnetin e qytetarëve. Sipas deputetit, në raport theksohen përdorimi masiv i administratës publike, lidhjet e krimit të organizuar me politikën në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vorë, manipulimi i mjedisit mediatik dhe përdorimi i gjuhës fyese me etiketime diskriminuese si “çyryk” e “autik”. Ai shton se dokumenti i OSBE-ODIHR vërteton edhe akuzat për blerjen e votave, përdorimin e burimeve shtetërore...