Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Edhe një shans! Trajneri i Trabzonsporit i marrosur pas Ernest Muçit, do ta kthejë prapë si titullar
Ernest Muçi po vazhdon të zhgënjejë me performancat e tij te Trabzonspor. Lojtari shqiptar nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në ekipin e ri dhe në kohët e fundit ka qëndruar shpesh në stol. Por kalimi i tij te Trabzonspori ka ndodhur falë dashurisë së madhe të trajnerit Fatih Tekke karshi lojtarit të Kombëtares. Përtej performancave jo të mira dhe jo bindëse, sipas mediave turke, trajneri i Trabzonsporit pritet që ta aktivizojë futbollistin shqiptar si titullar në ndeshjen kundër Eyuospor. /Sport Ekspres/