Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e Ilir Metës për revokimin e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për revokimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila i ishte vendosur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij nga SPAK. Burime nga GJKKO bëjnë me dije se trupi gjykues nuk ka gjetur arsye ligjore për ndryshimin apo heqjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë. Meta kishte kërkuar revokimin e masës, duke argumentuar se ajo ishte e pajustifikuar dhe se nuk ekzistonin më kushtet që e arsyetonin mbajtjen në fuqi të saj. Por Apeli i GJKKO ka vlerësuar se hetimet e SPAK-ut vijojnë dhe masa është ende e nevojshme për garantimin e procesit. Kujtojmë se Ilir Meta po hetohet nga...