600 të arrestuar me armë pa leje, fenomeni ende shumë i përhapur, shkak për krime të rënda

600 të arrestuar me armë pa leje, fenomeni ende shumë i përhapur, shkak për krime të rënda

Të refuzosh që të shërbesh një kafe, apo të ndezësh dritat e gjata të makinës, ka treguar se në Shqipëri jeta dhe vdekja janë shumë afër njëra-tjetrës. Shqetësuese është fakti se mjafton një debat për këto arsye banale që gjakrat të ndizen dhe të prodhohen masakra me viktima. Siguria publike duket e cenueshme pikërisht për faktin se njerëz problematikë qarkullojnë të armatosur ditë e natë. Këtë fakt e dëshmojnë edhe shifrat e policisë, ku nga janari deri më tani janë sekuestruar rreth 506 armë zjarri, të llojeve të ndryshme, kryesisht pistoleta, kallashnikovë, armë të modeleve të vjetra apo edhe ato më të sofistikuara të viteve të fundit. Blutë kanë arrestuar afro 600 persona këtë vit, të akuzuar për armëmbajtje pa leje, e mbi 600 të...