Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vijojmë”/ Kryeministri Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe sot. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e subjektëve të ndërtuar në kundërshtim me ligjin. “Vijojmë”, shkroi Rama krah videos së publikuar. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.