Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Investimet në ndërtesa për eficiencën deri 2050, 25 mld euro, kursimi kthen koston për 10.6 vjet
Ndërhyrjet në ndërtesa në Shqipëri, në funksion të eficiencës së energjisë, do të kishin një kosto prej 25.22 miliardë euro deri në vitin 2050, dhe kursimi që do të arrihej nga kjo do të mund të mbulonte këto masa brenda një dekade.Plani Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave, i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nënvizon se nga analiza e përgjithshme, sipërfaqja totale e stokut të ndërtesave në Shqipëri është 81.17 milionë m² (për vitin 2023, duke përfshirë vetëm ndërtesat e banimit të banuara) dhe do të rritet deri në 140.54 milionë m² në vitin 2050.Të paktën 41.27% e gjithë stokut të ndërtesave përbëhet nga ndërtesa rezidenciale njëkatëshe, ndërsa vetë sektori i ndërtesave rezidenciale ka një sipërfaqe prej 56 milionë m², i ndjekur...