Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave
Operatorët ekonomikë të transportit tokësor, ajror dhe ujor të udhëtarëve, për transferimin e të dhënave të udhëtarëve në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit do të paguajnë një tarifë me vlerë 200 lekë për pasagjer.Në mbledhjen e qeverisë është miratuar vendimi që përcakton rregullat, masën, përjashtimet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës për transmetimin e informacionit të udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit. Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë që operojnë në territorin e Shqipërisë.Tarifa për këtë shërbim është vendosur në 200 lekë për pasagjer për vitin e parë, ndërsa pas kësaj periudhe do të rishikohet çdo 3 vjet, në bazë të kostove reale të shërbimit. Të ardhurat do të përdoren për mbulimin e...