Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Raporti i OSBE-së/ Salianji thirrje për reagim: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR-it. Përmes një mesazhi në Facebook, Salianji theksoi se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira. Ai shtoi se; ‘Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet’. REAGIMI: Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.Demokracia nuk...