“Qeveria ndërhyri brutalisht në zgjedhje”, Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

“Qeveria ndërhyri brutalisht në zgjedhje”, Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Berisha thotë se raporti i OSBE/ODIHR ka faktuar farsën zgjedhore. “Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt”-tha Berisha. Berisha shtoi se “është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan...