Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rama kritikon kryebashkiakët për Paketën e Maleve, cilët janë të zgjedhurit e PS që shënjestroi kryeministri (Batutat)
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketë së maleve, nuk ka kursyer kritikat dhe batutat për mungesën paraqitjes së hartave përcaktuese. Rama e nisi fillimisht me kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, më pas i vijoi kritikat me Juliana Memën, Albert Halilajn, Majlinda Bufin, Gëzim Topçiun dhe Klement Ndonin. “E pranoj që paketa ka disa ngarkesa të tepërta, nga pikëpamja burokratike edhe pse është me lehtësuar seç ka qenë më parë. Unë i kam thënë edhe disa deputetëve, që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit. Vonesa nga ana juaj është e juaja. Pse nuk e ke dërguar në qeveri? Ku e ke dorëzuar? (I drejtohet kryetarit të Bashkisë së Kuçovës-Kreshnik Hajdari). Ta drejtova pyetjen, jo vetëm ty por edhe atyre që tundin kokën. Nëse ti pret...