Arrestohet në Beograd arbitri i dyshuar për lidhje me një rrjet kriminal

Arrestohet në Beograd arbitri i dyshuar për lidhje me një rrjet kriminal

Arbitri i njohur i Euroligës, Uros Nikoliç, është arrestuar në Beograd gjatë një operacioni të madh ndërkombëtar policor që çoi në prangosjen e dhjetë personave të tjerë. Sipas mediave serbe, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur 250 mijë dollarë në para të gatshme dhe disa shufra ari, ndërsa dyshohet se Nikoliç ka lidhje me klanin kriminal “Vračarci”, një grup i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje dhe tre tentativa vrasjeje në vitet e fundit. Nikoliç, i cili ka arbitruar në nivelin më të lartë të basketbollit evropian, ka qenë shpesh në qendër të polemikave. Sezonin e kaluar ai drejtoi ndeshjen mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ku u akuzua për vendime të dyshimta që ndezën debatet në arenën sportive....