Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Futeni bashkinë në punë”/ Rama i ashpër me Kryebashkiakët: Boll morët lekë nga shteti
Kryeministri, Edi Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve të vendit që t’i fusni bashkitë në punë që të gjenerojnë lekë, dhe sipas tij, mos përdorin vetëm buxhetin e shtetit. Rama tha se shembull në këtë rast duhet të merren bashkitë në vendin fqinj, në Greqi. “Siç janë tërë bashkitë në jugun e këtij rajoni fqinjët tanë në Greqi. Që janë bashkitë partnere, në shumë struktura që janë mikpritëse. Po bëjeni një partneritet, futeni bashkinë që të nxjerrë lekë . Jo vetëm para të shteti apo buxhetit, por dhe të gjenerohen disa para.”, tha Rama.