Para 5 muajsh shtinte fall për Ramën, aktorja e humorit bëhet e ‘pavarur’: Kandidoj në Tepelenë

Para 5 muajsh shtinte fall për Ramën, aktorja e humorit bëhet e ‘pavarur’: Kandidoj në Tepelenë

Aktorja e njohur Delinda Disha, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit kishte dhënë fall për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në një tubim elektoral në Fier, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Tepelenë. Përmes një postimi në Instagram Story, Disha shkroi: “Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha.” Me këtë njoftim, aktorja bëhet kandidatja e dytë nga bota e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet vendore, pas Florian Binajt, i cili garon si i pavarur për Bashkinë Tiranë. Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Tepelenë do të zhvillohen më 9 nëntor 2025, dhe Disha pritet të sfidojë kandidatët...