“Sikur të ishim në Siberi…”, Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore!

“Sikur të ishim në Siberi…”, Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një deklarate për mediat këtë të enjte, më 23 tetor, lidhur me raportin përfundimtar të publikuar nga misioni i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit. “Por në raportin që unë shpresoj të mos jetë fake, të jetë real, që është vendosur në internet, rezulton se nuk është hequr asnjë presje. Aty faktohet se në kundërshtimet me parimet ndërkombëtare, Edi Rama i ka shndërruar punonjësit e administratës në patronë të urryer të shqiptarëve për votën. Aty faktohet se janë përdorur bonuse për votën, dhuratë për votën 100 euro për pensionistët. Faktohet se është përdorur falja e gjobave 200 milionë për votë. Faktohet se janë dhënë 138 licenca për 28 mijë hektarë tokë të mbjellë me kanabis. Pra, faktohet se...