Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Shqiptarët duhet të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme! Ky parlament po firmos fundin e tij të turpshëm
Në një deklaratë lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se shqiptarët kanë detyrimin madhor të ngrihen për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lideri i opozitës ka akuzuar parlamentin aktual si "më armiqësorin ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare", duke e cilësuar si një institucioni të paaftë dhe të korruptuar që ka miratuar ligje dhe vendime pa asnjë lloj diskutimi. Berisha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të reagojnë ndaj një parlamenti që shkel ligjin dhe Kushtetutën për të ruajtur pushtetin dhe që refuzon çdo mundësi të hetimit të kryeministrit dhe kabinetit të tij. Deklarata për media: Siç e shihni, shqiptarët bazuar në këtë raport, kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje...