Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Investimi në kapitalin njerëzor kusht për integrimin në BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm
Opinion i përbashkët i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore në Shqipëri* Muaji tetor i këtij viti shënon 80 vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, një simbol i angazhimit të njerëzimit për paqen, të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe zhvillimin. Ndërsa vendet në mbarë botën punojnë në kuadër të Agjendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), rrugëtimi i Shqipërisë tregon se si investimi te njerëzit bën të mundur nxitjen e progresit.Duke nisur nga Pakti Botëror Digjital e deri te Samiti për Transformimin e Arsimit, mesazhi është i qartë: potenciali njerëzor është shtysa e vërtetë e ndryshimit. Për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe po përballet me sfida të reja demografike, ky përvjetor shërben si...