Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Paketa e maleve po ecën ngadalë, Rama: Bashkitë të përcaktojnë zonat prioritare brenda tetorit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi i paketës për nxitjen e investimeve në zonat malore po ecën me ritëm të ngadaltë, duke kërkuar nga bashkitë që të përshpejtojnë procesin e përcaktimit të zonave prioritare për zhvillim ekonomik.Kryeministri Rama kërkoi që brenda muajit tetor të jenë gati hartat për përcaktimin e zonave prioritare.“E pamë të arsyeshme ta bënim publik këtë takim, sepse besojmë se bëhet fjalë për një politikë nxitëse për krijimin e një platforme investimesh në zonat malore. Fakti që në ditën e parë të hapjes së komunikimit online pati mbi 800 shprehje interesi – kryesisht nga jashtë vendit – tregon fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.Nga ana tjetër, ky takim po zhvillohet sepse po ecet me një ritëm të ulët për një proces...